Florjan Binaj bën bashkë Sali Berishën me Adriatik Lapajn, ish-kryeministri “lavde” edhe për Adriana Kalanë: Atë e kemi luftëtaren më të fuqishme, Palokën shtyllë të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat u shpreh këtë të hënë se forca politike që ai drejton do të mbështesë në zgjedhjet e 9 nëntorit aktorin Florjan Binaj, i cili më herët shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.

Në vijim ai u pyet nga gazetarët edhe për qëndrimin që mbajti Adriatik Lapaj lidhur me kandidaturën e Binajt. Teksa përgëzoi kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për këtë qëndrim, Berisha theksoi se në vijim do të komunikojë me aleatët opozitarë sa i përket mbështetjes së Binajt në këtë garë ku dhe do të qëndrojë përballë Manastirliut e cila sipas ish-kryeministrit ka “bandën e krimit”.

“Përgëzoj zotin Llapaj për mbështetjen që ka shprehur. Grupi ynë po takohet me radhë me aleatët dhe opozitarët. Kjo është mendoj se ne sugjerojmë të mbështesim një kandidaturë e cila për të cilën janë të vërteta çdo fjalë që thashë. Kjo është. Nuk ka arsye që të mos mbështetet ai. Ai bën nder qytetit, nëse kemi parasysh qytetin Florjan Binaj i bën nder qytetit. Nëse shohin në raporte partiake, ai nuk është partiak. Ështën jë qytetar, luftëtar”, tha Berisha, teksa më tej u ndal dhe te emrat brenda PD-së të cilët kishin shprehur dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.

“Edhe ne këtu kishim kandidatura. Adriana Kalaja, një luftëtare nga më të fuqishmet kundër lidhjeve të krimit me Edi Ramën. kishim Klevis Balliun një nga deputetët më aktive dhe personalitetet më aktive të PD, Edi Palokën një shtyllë të PD”, shtoi më tej Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT