“Kristian mos luaj me dy porta” – Kryebashkiaku socialist që dyshohet se blinte vota për Tom Doshin: Njerëzit ankoheshin se s’kishin energji, unë…

Kryebashkiaku Vau Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Shkrelit iu komunikuan akuza e korrupsionit në zgjedhje.

Siç raporton Anila Hoxha, Shkreli shfaqet në komunikime telefonike të përgjuara nga SPAK se kërkonte vota në shkëmbim të dy investimeve. Njëra ishte rikonstruksion i rrugës në fshatin Stajkë dhe po ashtu rregullimi i linjës së energjisë elektrike

I kontaktuar nga Anila Hoxha, Shkreli tha në telefon: “Unë kam bërë detyrën time, s’kam bërë korrupsion. Njerëzit ankoheshin qe nuk kishin energji dhe unë punova që tu ofrohej ky shërbim siç ma kërkon ligji. Nuk e di ku është korrupsioni në zgjedhje këtu”.

Kristian Shkreli është zgjedhur kryebashkiak i Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 Majit 2023, nën siglën e Partisë Socialiste, por mesa duket situata ka ndryshuar edhe në bazë menjëherë pas krisjes së marrëdhënies mes aleatëve Rama-Doshi.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili në takimin përmbyllës të fushatës në Vaun e Dejës, paralajmëroi kryebashkiakun që të mos “luante me dy porta”.

“Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! Mos më luaj me dy porta”, ishin fjalët e kreut të qeverisë dhe njëherësh kryesocialisit Rama gjatë takimit të zhvilluar me strukturat atje.

Vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve të 11 Majit, Rama e paralajmëroi publikisht kryebashkiakun socialist që të mos bëhej palë me Tom Doshin.

Zërat se situata nuk ishte fort e qetë në zonë kishin shkuar dhe në veshin e kryeministrit, ndaj dhe Edi Rama si rrallëherë, u detyrua ta paralajmëronte publikisht Kristian Shkrelin që të mos luante me dy porta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT