Provokimi i vendeve të NATO-s! Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbulon “sekretin” e Rusisë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin “Top Story” ka treguar sesi Rusia po prodhon dronë mashtrues të cilët futen në territorin e synuar për të shfokusuar radarët.

Karamuço u shpreh se situata e javëve të fundit në Europë është shqetësuese, duke iu referuar provokimeve të herëpashershme të Moskës e cila ka lëshuar dronë dhe avionë të cilët kanë shkelur hapësirat ajrore të vendeve të NATO-s.

Eksperti i kriminalistikës, u shpreh se ka pasur një paralajmërim të fortë të ambasadorit të Polonisë në OKB në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

“Kanë qenë ditë të tensionuara në New York në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së në lidhje me luftën në Ukrainë. Krahas përpjekjeve për njohjen e shtetit palestinez, kryefjala kanë qenë provokimet e rusisë në vendet e NATO-s.

Ka pasur paralajmërim të fortë të ambasadorit të Polonisë në OKB në mbledhen e Këshillit kur iu drejtua Rusisë “herës tjetër dronët do rrëzohen, mos hajdeni të na qani këtu. Kemi shkelje të hapësirave ajrore në disa vende të Europës, janë ngritur avionët e NATO. Janë vënë re dronë të ndryshëm, modele të përpara.

Mendohet se Rusia prodhon 170 dronë në ditë, janë të ndryshëm, ka dronë spiunë, kamikazë, sulmues të rëndë dhe së fundmi dronë mashtrues.

Janë të parët në sulm, shfokusojnë radarët dhe bateritë kundraajrore, për t’i lënë vend dronëve të tjerë që kryejnë sulmet. Sidomos në hapësirën ajrore të NATO-s janë futur dronë survejimi, po studiojnë çfarë masash po merren nga pikëpamja operacionale.

Këtu është përfshirë edhe Bjellorusia, nga e cila disa dronë rusë kanë kaluar kufirin.”-u shpreh Karamuço.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT