Bëni ca krahasime të thjeshta: si ishim e si jemi?

Arben Duka – Nuk është thjeshtë çështje nostalgjie. Problemi është shumë më i thellë se kaq. Është rizgjuar ndërgjegjja shoqërore, shqiptarëve u ka dalë narkoza dhe bëjnë krahasimet me atë që humbën dhe me atë që fituan. Rrëzimi i bustit të shokut Enver, është akti i fundit, i turpshëm do të thoja, i rrëzimit të pushtetit popullor. Atë ditë njerëzit në shesh nuk rrëzuan Enver Hoxhën, po rrëzuan veten e tyre, pushtetin e tyre dhe e dorëzuan veten në duart më të zeza që kish njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë. Të shumtët ndihen fajtorë me atë që i kanë bërë vetes dhe Shqipërisë. Unë kam shkruar shumë për këtë temë, dhe është padyshim tema që ngjall më shumë interes në ditët e sotme. Ata që kanë jetuar në të dy sistemet, dinë t’i bëjnë vetë krahasimet dhe të nxjerrin përfundimet e duhura. Problem mbetet brezi i ri, që është gënjyer nga propaganda borgjeze dhe fashiste që zëvendësoi socializmin, se për komunizëm nuk mund të flitet.
Do t’i bie shkurt, që të mos e mërzis lexuesin me pallavra pafund. Socializmi që sistemi i pushtetit të popullit që gjithçka e bënte për mirëqenien e individit nga një gjer në njëmijë muaj. Futemi në temë. Atëherë çdo shqiptar pavarësisht gjinisë, racës apo ngjyrës kishte të garantuar arsimin falas nga klasa e parë dhe gjer në mbarim të universitetit. Çdo shqiptar e kishte të garantuar një punë dhe papunësia nuk njihej as si koncept. Çdo shqiptar kish të drejtën e kurimit falas në rrjetin e madh të spitaleve, ambulancave dhe qendrave shëndetësore. Për jetimët dhe pleqtë e vetmuar kish një rrjet të fuqishëm shtëpish fëmijësh dhe azilesh. Në Shqipëri qe zhdukur çdo sëmundje infektive, nëpërmjet vaksinave të detyruarë dhe falas për gjithë popullsinë,ndaj dhe popullsia u rrit rreth 5 herë në krahasim me vitin 1944.
Siguria e jetës qe absolute. Vrasja thuajse nuk ekzistonte si vepër penale. Qe zhdukur gjakmarrja dhe vëllavrasja. Kultura arriti në majat më të larta. Çdo fshat kish shtëpi kulture e bibliotekë dhe lëvizja amatore artistike, shpesh konkuronte dhe profesionistët. Çdo qytet kishte shtëpinë e pionierit, estradën dhe teatrin profesionist, shtëpinë qèndrore të kulturës së rrethit, të gjitha me donacione shtetërore. Janë shumë gjëra që dhe i kam harruar tani si shtëpitë e kulturës së ushtarakëve në çdo qytet. Mbrojtja e Atdheut, si detyrè mbi detyrat qe super e garantuar. Shqipëria dispononte të gjitha armët moderne të kohës, që nga nëndetëset bërdhamore e gjer tek raketat e avionët reaktivë. Fortifikimi i vendit qe i pathyshëm. Rezervat në tunelet gjigande ndën tokë qenë për njëzet vjet sikur mos prodhohej asgjë. U ndërtuan hidrocentrale gjigante dhe uzinat e çelikut, u hapën dhjetëra miniera dhe u ngritën dhjetëra qyteza dhe qytete tè rinj. Droga,prostitucioni dhe korrupsioni nuk njiheshin as si emër. Tani shih ku jemi dhe çfarë ndodh sot dhe bëni vetë krahasimet./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT