Këshilltarët socialistë mblidhen për Veliajn, të martën vendimi në Këshillin Bashkiak

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, në selinë e Partisë Socialiste.
Burime nga mbledhje për A2 CNN bëjnë me dije se këshilltarëve bashkiakë u është kërkuar shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me kërkesë të re nga ana e socialistëve.
Argumentimi sipas burimeve, është mungesa në detyrë prej 3 muajsh e kryebashkiakut Veliaj. Mësohet se të martën do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të marrë vendimin.