Rasti i Ismet Çekorjas që e ekzekutuan në derën e shtëpisë pasi u betua për hakmarrje për të birin dhe gazetarët e kronikës

Më 2 shtator 2022, 4 ditë pas deklaratave të bujshme në media se nuk ka frikë asnjë bandë e as kriminel, Ismet Çekorja u vra në derën e shtëpisë. Ai dha një intervistë, në gjendje emocionale, siç e jep një prind per djalin, ku i lëshoi sfidën kujtdo.

U vra pas asaj deklarate!

Pas çdo ngjarjeje, pa asnjë lloj ndjeshmerie njerëzore, po kërkohen reagimet e prindërve, vëllezërve e motrave, pa i dhënë akoma as lamtumirën e fundit familjarit. Sot, disa kolegë më kërkuan kontaktin e nënës së vajzës së plagosur (pas atentatit në Shkodër).

– E kam numrin, por ça ju duhet?

– Për emision. E fusim. Na duhet ndonjë reagim.

– Po ça vlere ka? Ça ju duhet?

– Është e ëma e vajzës mo. Të na tregojnë diçka si ndodhi.

– Po ça të flasë ajo me atë gjendje emocionale që ka? Ça të thotë?

– Eh, të tregojë ça i ka thënë vajza. Si ndodhi?

– A e kuptoni se me atë gjendje emocionale që ka një nënë që rrit me mundime vajzat prej 20 vitesh, mund të lëshojë ndonjë fjalë që i bën dëm, jo asaj por edhe vajzave?

– Epooooo… na duhet!

Po vrasim edhe ne, por po vrasim me nxitim, me mikrofonë, me pyetje-kurth, me presione… dhe çfare po fitojmë?

100.000 klikime në Youtube të cilat në rastin më të mirë perkthehen në 100 dollarë.

Kjo nuk është gazetari!

Nuk është profesioni per të cilin endërruam… /TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT