Negociatat me BE-në, Lu: Vendimi pozitiv, tani rrisni ritmin e reformave

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu e cilëson vendimin e BE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë në vitin 2019 si një vendim pozitiv.Donald Lu në një prononcim për “Ballkan Web” teksa ka komentuar qëndrimin e vendeve të BE-së, thotë se Shqipëria ka bërë përpjekje për ta merituar këtë çelje negociatash.Por ai shton se tani duhen përpjekje për përfundimin e reformave.Në këtë drejtim, ambasadori i SHBA-së nxit luftën kundër korrupsionin, krimit dhe rritjen e performancës në drejtësi.“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, ka deklaruar Lu./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT