Departamenti Amerikan i Drejtësisë nis hetimin për lobimin 150 mijë $ të PD
Lobimi i Partisë Demokratike një vit më parë, në SHBA përmes kompanisë “Muzin Capitol Partners”, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përgjegjës për kompanitë e lobimit.
Sipas Report TV ky departament ka kërkuar nga Nick Muzin, kreu kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners të japë shpjegime përse e deklaroi me vonesë kontratën e lidhur me PD më 22 Mars 2017 po u dorëzua më 14 Nëntor 2017 pra 8 muaj me vonesë.
Paratë për shërbimet ndaj PD kompania lobuese i mori nga Biniatta Trade LP, e cila rezulton të jetë kompani fantazmë.
Vonesa e deklarimit të kësaj kontrate me vlerë 150.000 dollarë, lidhet edhe me një zhvillim tjetër.
Kontrata me PD u deklarua nga Muzin dy javë pasi FBI ngriti akuzat për parregullsi në procedurat e lobimit me qeveritë e huaja të një lobisti të njohur Paul Manafort i cili ishte kreu fushatës elektorale të presidentit Trump.
Me sa duket ky zhvillim e ka trembur lobistin e PD Nick Muzin i cili ka bërë deklarimin për kontratën me PD.
Megjithatë vonesa e deklarimit 8 muaj me vonesë nga data nënshkrimit është subjekt i hetimeve të Departamenti Amerikan të Drejtësisë.
Lobisti i PD, Nick Muzin ka dhënë shpjegimet e tij për këtë vonesë përmes një letre dërguar Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Ai ka pranuar përmes kësaj letre se ishte personi që firmosi kontratën me Biniatta Trade LP e cila pagoi për PD. Po ashtu Muzin ka pranuar se kishte ndodhur një gabim brenda kompanisë që shkaktoi vonesa në deklarim.
“Një rishikim i kryer gjatë përgatitjes së deklaratës suplementare të regjistruesve të përcaktuar, saktësoi se nga ky përfaqësim kryesisht përfitoi nga Partia Demokratike e Shqipërisë” ka thënë Muzin.
Pikërisht kjo kontratë ishte subjekt i një investigimi të gjatë nga revista Mother Jones nga kur tregoheshin lidhjet e kompanisë Biniatta Trade LP me Rusinë.
Investigimi prodhoi debate të forta politike në Shqipëri nga ku Basha dhe PD u akuzuan për lidhje me Rusinë.
Basha asnjëherë deri më sot nuk ka treguar se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e regjistruar në vendet offshore.
Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD por mësohet se hetimet janë në mbledhjen e provave.
Prokurorët janë në pritje të një letër porosie dërguar në SHBA përmes të cilës synohet të merret në rrugë zyrtare e gjithë procedura e këtij lobimi./ZgjohuShqiptar.info