Pjerin Ndreu vendos kamera në koshat e mbeturinave, nxjerr PAMJET: Po çfarë jeni ju?! Nuk do mbeteni pa u ndëshkuar, jo

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu njofton se institucioni ka vendosur kamera pranë koshave të mbeturinave në zona të ndryshme të qytetit, për të monitoruar sjelljen e qytetarëve dhe bizneseve, të cilët ndotin mjedisin.

“Sot Bashkia Lezhe ka instaluar kamerat ne disa pika ne koshat e mbeturinave, sidomos ne Ishull Lezhe, ku situata e mbetjeve del shpesh jashte kotrollit!  Jane mbi 10 video makinash biznesi qe per turpin e tyre bejne nje masaker mjedisore tek shkolla Ishull Lezhe, varrezat Ishull Lezhe, ish-pularia etj.

Askush nuk do ngelet pa ndeshkuar nga keto njerez te shemtuar qe cenojne rende ligjin! Shikojeni poshte tek shkolla Ishull Lezhe! Nuk i hedh as ne kosh, por pertoke”, shkruan Pjerin Ndreu, ndërsa ka publikuar çdo ditë pamje nga sjellja e papërgjegjshme e disa qytetarëve dhe përfaqësuesit e bizneseve.

Në videon më sipër, është përfaqësuesi i një biznesi, i cili ka ndaluar makinën përballë koshave të mbeturinave dhe i flakë ato nga bagazhi. Edhe përse koshat janë bosh, personi që shfaqet në kamera i hedh mbeturinat përtokë.

Në një pamje tjetër, me aq sa kuptohet nga makina nga e cila ai po nxjerr mbeturinat, bëhet fjalë për përfaqësuesin e një tjetër biznesi, i cili i lë mbetjet pranë koshave. “Shikojeni kete tipin ca ben me mbeturinat! Koshat bosh ky i hedh ne toke”, shkruan kryebashkiaku.

Pjerin Ndreu thekson se askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar nga institucionet përgjegjëse të Bashkisë së Lezhës, të cilat do të ndërmarrin masa administrative për qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve që ndotin mjedisin.

“Shikojeni aman? “Qytetar” i ketij vendi ky! Asnje sdo shpetoje! Ti japim fund kesaj sjellje te shemtuar”, vijon kryebashkiaku socialist i Lezhës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT