Kush përjashtohet nga Amnistia Fiskale, Rama nuk harron as zyrtarët e pasuruar me korrupsion

Të ardhurat nga korruspioni dhe të ardhurat kriminale nuk mund të amnistohen. Përjashtohen nga kjo amnisiti të gjithë ata të cilët, janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale. Po ashtu përjashtohen nga kjo amnisti të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë bashkë me fmailjarët e tyre.
Sipas Ramës, amnistia e përgjithshme fiskale dhe penale, që shpresoj do të ketë mbështetjen e plotë të parlamentit, pa dallime ngjyrash e përkatësish partiake, është një domosdoshmëri për t’iu dhënë të gjithë shqiptarëve që prej 30 vitesh kanë punuar dhe jetuar me punë të ndershme në emigracion apo në vendin tonë të të gjitha kategorive mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre apo asete që nuk janë në emrin e të vërtetëve.
Për fat të mirë institucionet e reja të drejtësisë që kanë hyrë në këtë proces dhe posaçërisht SPAK janë vënë në lëvizje të plotë dhe po provojnë se janë në lëvizjen e duhur. Do të hapim rrugën e futjes nëpër banka duke i përjashtuar nga çdo lloj kontrolli të regjimit të natyrës së jetës së përditshme.
Nga aministia e përgjithshme fiskale do të përjashtohen kategorikisht ata që të ardhurat e tyre i kanë nga krimi dhe sigurisht që amnistia e përgjitishme do të jetë penale dhe fiskale e do të votohet me 84 vota e s’do ketë shans ta kthejë kush mbrapsht për arsye politike.