Reflektimi i qeverisë në paketën e dytë, por sërish nuk e mbush boshllëkun e nevojave

Qeveria shpalli paketën e dytë të zgjeruar të mbështetjes financiare për 176 mijë familje dhe individë, duke e rritur numrin e përfituesve në krahasim me paketën e parë. Mbi bazën e kësaj paketa do të përfitojnë një pagë “lufte” 40 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama thotë se do të paguajë edhe ato individë të vetëpunësuar si agjenci turistike, rrobaqëpësi e mobilieri të vogla, hidraulikë, elektricistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të licencuar, duke përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre.

Mund të vlerësohet se paketa e dytë, edhe pse e vonuar, rrit numrin e përfituesve, por e gjithë kjo kategori ishte lënë jashtë paketës së parë, edhe shihet si më e prekura. Në krahasim me fashën parë, numri që do të paguhet nga qeveria është 100 mijë vetë më shumë, pasi 70 mijë janë pjesë e paketës së parë, të cilët përfitojnë një paketë për tre muaj me 26 mijë lekë në muaj.

Problemet e Paketës 2

E meta e kësaj pakete është qeveria ka përjashtuar nga profesionet e lira si noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë, ekonomiste, ekspertët kontabël, laborantet. Një pjesë e tyre e kanë mbyllur aktivitet me urdhër qeverive siç janë klinikat dentare. Arsyeja sipas ministrit Ahmetaj, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë.

Qeveria do të paguajë 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit, kjo është për t’u vlerësuar, porse në paketën e dytë nuk ka asnjë përpjekje për mënyrën e mbështetjes së këtij sektori, i cili do të jetë më i godituri. Turizmi është i vetmi sektori ku Shqipëria merr frymë, por pasoja e krizës do të ndihet edhe më tej, pasi në sezonin e verës pritet të ketë ulje të numrit të turistëve të huaj. Shumica nga frika e kohëzgjatjes së koronavirusit nuk dihet dhe pjesa më e madhe kanë nxituar që të anulojnë rezervimet. Pra qeveria duhet të shikojë subvencionimin e këtij sektori jetik për vendin që të paktën deri vitin e kaluar priste 2 milionë turistë në vit.

Pagesa për 1 muaj e këtij sektori është pamjaftueshme, pasi kulmi i sezonit zgjatë për tre muajt e verës dhe se pjesa më e madhe e të punësuarve e tejkalon shifrën e 10 mijë personave.

Qeveria ka deklaruar se kjo paketë zgjerimi dhe jo shpëtimi është vetëm për majin, duke deklaruar se një paketë të tretë do të jetë në mesin majin. Por kjo mbi të gjitha siç duket do të jetë në varësi të situatës së betejës me pandeminë, nëse do të ketë mposhtje, atëherë mund të shihet edhe hapja e disa bizneseve, duke ulur kështu edhe faturën e paketës së tretë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT