Osmani paralajmëron një rikthim të marrëveshjes me Kurtin: Gabim historik nëse nuk bashkëqeverisim

Pavarësisht se duket e pamundur, artikulohet mundësia për një rikthim të marrëveshjes LVV-LDK për qeverisjen e vendit.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, paralajmëron një vendim të ri për marrëveshjen me Kurtin.

Osmani e quan gabim historik për vendin, nëse nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Deklaratat, Osmani i bëri pasi LDK njoftoi se do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe atë të Kryesisë, por që më pas u bë e ditur se ato janë shtyrë për të hënën.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar zgjedhje të reja, pas rrëzimit të qeverisë me mocion mosbesimi, nismë e aleatit në koalicion, LDK.

Ndërsa Presidenti Thaçi ka kërkuar një emër të ri për Kryeministër.

Në një reagim të fundit, BE ka theksuar se zgjedhjet e reja, janë e vetmja zgjidhje në Kosovë.

Burimi: Gazeta Tema

Back to top button
LAJMET E FUNDIT