Rekord negativ në Spanjë, dita e pestë radhazi me mbi 800 të vdekur

Spanja ka shënuar ditën e sotme një rekord të ri negativ. Numri i viktimave për shkak të COVID-19 ka shkuar në 864 në 24 orët e fundit. Kjo është dita e pestë radhazi që numri i viktimave ka kaluar 800, ndërsa total ka shkuar në 9053 të vdekur.
Por sipas gazetës “El Pais”, numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi nuk janë regjistruar nga autoritetet.
Gjithashtu, shqetësues është fakti që numri i të infektuarve i ka kaluar 100 mijë personat.
Autoritetet po shtrëngojnë masat që të ndalin përhapjen e COVID-19, ndërsa situata është mjaft kritike në spitale.