Si u zhduk telefoni i ekstremistit grek?

Telefoni i ekstremistit grek Konstandinos Kaçifas i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, në Bularat, nuk është gjetur.

Kërkimet e grupit hetimor nuk kanë mundur ta gjejnë dot ku telefoni i viktimës mund të japë detaje dhe informacione të rëndësishme, duke hedhur kështu dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë, mësohet se kërkesa e familjes së 35-vjeçarit, që autopsia të bëhej nga një mjek ligjor grek nuk është pranuar nga prokuroria e Gjirokastrës për shkak kompetencash, pasi çështja është në ndjekje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT