Rama: Prilli do të jetë prova e zjarrit, pastaj do mendojmë për “hapje” të vendit

Kryeministri Edi Rama shtë shprehur se ka shumë besim se do të dalim kryelartë nga kjo situate në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Top Talk” .

Statistikat flasin në favor të masave që kemi marrë, të rezistencës që gjithë shqiptarët po bëjnë. Durimi, këmbëngulja, besimi për ta çuar përpara këtë luftë, pa harruar asnjë moment se jemi ne luftë, kam shumë besim se do të na nxjerrin kryelartë nga kjo histori kaq e vështirë”.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari nëse “është duke bërë gjënë e duhur me masat e marra deri tani për parandalimin e Covid-19”, Rama u shpreh: “Duke u krahasuar me vendet e tjera, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe po ecim në drejtimin e duhur”.

“Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e për të mos marrë mësysh kemi më pak raste të shtuara nga ajo që kishim parashikuar. Masat po japin efekt dhe nuk duhet të gëzohemi përpara kohe. Cdo lëshim i vijës mbrojtëse mund të pasohet me goditje”, shtoi kryeministri.

Lidhur me masat e marra dy ditë më pare, Edi Rama tha se ishin “të domosdoshme që të mbrohemi sa më shumë”.

“Ndërkohë që prilli do të jetë prova e zjarrit, veçanërisht dy javët e para. Dy javët e para mund të na thonë sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse dhe të mendojmë për hapje shumë të ngadaltë e graduale të vendit”, tha kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT