Presidenti apel qytetarëve: Respektoni kufizimet, çdo pakujdesi mund të rezultojë fatale

Presidenti Ilir Meta u ka kërkuar qytetarëve që të dalin sa më pak e të tregohen të kujdesshëm në këto momente të vështira.

“Të respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur çdo qytetar dhe çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale, po e shohim se ca ndodh në Italinë që është me sistem shëndetësor shumë herë më të konsoliduar dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Ndaj respektoni gjithë udhëzimet e autoriteteve të Shëndetit Publik, por edhe kufizimet që janë vënë se janë në interes të të gjithëve dhe çdo qytetari, jo privim, por mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike.”, tha Meta për mediat pas dhurimit të gjakut në ambientet e Kishës Katolike.

I pyetur nëse do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë, ai u përgjigj: “Do të ndodhë në kohën e duhur por duhet të kuptojmë që edhe policia dhe ushtria është në funksion të garantimit të rregullit dhe disiplinës që I mbron qytetarët nga pakujdesia dhe është një mundësi për të dhënë ndihmën në çdo rast të domosdoshëm. Kjo nuk përballohet vetëm me mjekë e infermierë por angazhim të gjithë strukturave.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT