Prishtina njësoj si Tirana, ngujohen qytetarët nga koronavirusi (FOTO)

Tashmë COVID-19 apo i njohur ndryshe si koronaviursi e ka prekur edhe Kosovën, ku dy raste të reja janë paraqitur gjatë ditës së djeshme.
Qeveria e Kosovës pas këtyre dy rasteve, ka marrë vendim që të gjithë kompanitë dhe bizneset private, shkollat, linjat ajrore dhe kufijtë e Kosovës të mbyllen.
Po ashtu Qeveria e vendit ka porositur qytetarët që mos të dalin jashtë shtëpive dhe të qëndrojnë pranë familjarëve të tyre, madje mos të kenë as kontakt me miqtë dhe familjarët e tjerë.
Kështu, ka bërë qe edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina të zbrazet nga banorët dhe të ikin drejt vendeve të tjera.
Metro ka realizuar disa fotografi ku shihet qyteti i boshatisur në disa pjesë të saj.


