The Sun shkruan për Ksamilin, vizitoni Perlën Turkeze
Tabolidi britanik “The Sun” është ndalur edhe në Shqipëri duke ftuar turistët të vizitojnë jugun e vendit, Kasmilin. Duke përshkruar destinacionet turistike të vendeve të rajonit dhe Ballkanit, The Sun e konsideron plazhin e Ksamilit si “Perla Turkeze” (duke iu referuar ngjyrës së bruztë e ngjashme me të kaltrën”.
“Kasmili, duket sikur jeni në Karaibe, por në të vërtetë jeni në Shqipëri”- shkruan The Sun.
Për të marrë nga pushimet kujtimet më të bukura në bregdetin jonian, The Sun shkruan se me ujërat e kthjellta, plazhin e bardhë dhe sfondet malore është gjithçka që duhet për foto në Instagram.
Tabloidi britanik sugjeron pushuesit se mund të bëjnë një udhëtim ditor në Korfuz përmes anijeve në një kohëzgjatje jo më shumë se dy orë dhe me çmime që variojnë deri në 19 € (16 £). Ksamili gjithashtu është i arritshëm edhe përmes fluturimeve të vendeve respektive drejt Korfuzit.
Lexoni artikullin e The Sun këtu/ZgjohuShqiptar.info