Tubimi i presidentit/ Rama: Nuk kam luksin të merrem me të, ai ka më shumë se një shtëpi

Nga konferenca e ndërtimit, kyeministri Edi Rama, iu pergjigj interesit te gazetareve per disa çeshtje aktuale.

Pyetjes ne lidhje me tubimin e thirrur nga presidenti në datë 2 mars, Rama u përgjigj se nuk do të merret me presidentin i cili ka edhe më shumë se një shtëpi, por do të ketë në fokus rindërtimin.

“Presidenti e ka shtëpinë dhe më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që presin të hyjnë në shtëpi. Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën. Unë nuk merrem me presidentin, është luks i madh për mua. Nuk kam kërkuar në Amerikë fillimin e punës së Akademisë së Transparencës jo për të siguruar donatorët por për të siguruar taksapaguesit shqiptarë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT