Ilir Meta,si Gjergj Kastrioti-Skënderbeu!

Ditë për ditë po del,
gjëmon shoku Metë,
se ditë e çlirimit,
Dy Marsi do jetë!
Ky që po na nxjerr,
mall e Don Ki Shotit,
do të luajë rolin,
e Gjergj Kastriotit!
Se fiks në Dy Mars,
pesë shekuj më parë,
Ai në Lezhë mblodhi,
gjithë princat shqiptarë!
Ne nga historia,
kjo na vjen ndërmend,
Besëlidhja e Lezhës,
quhet ky Kuvend!
Në Lezhë-që qe,
zëmra e Arbërisë,
princat lidhën besën,
por kundra Turqisë!
Dy Marsi që vjen,
rrugën prapë po ndrin,
po tani Turqia,
ka emrin Edvin!
Aty kryeprinci,
Meta do të jetë,
miliona mbrapa,
popullin do ketë!
Po gjithë kjo fabul,
është plot ironi,
se Meta-në popull,
s’gëzon simpati!
Popull saktësisht,
do jetë atë ditë,
përkrahësit që ka,
zonja opozitë!
Qëllimi i saktë,
duket që nga tonet,
se do të çlirohen,
gjithë institucionet!
Dhe nuk do shumë mënd,
kaq për të kuptuar,
ato do çlirohen,
duke u sulmuar!
Dëgjova Frrok Çupin,
tek Denis Dyrnjaja,
është planifikuar,
të bëhet hataja!
Gjendja mund të bëhet,
vërtet shumë kritike,
mund të ketë për Ramën,
dhe zhdukje fizike!?
Këto i mendon,
veç një mëndje e marrë,
do kthehet sërish,
koha me shpellarë!
S’është se Presidenti,
u çmënd krejt pa pritur,
lajthitjet e tija,
krejt i kemi ditur!
Sapo siguroi,
Rama rindërtimin,
në kokën e Metës,
nxiti rebelimin!
Dhe me negociatat,
jemi fare pranë,
ndaj revolucion,
kemi në Tiranë!
Luli gjer tani,
është në maturi,
se ç’i kërkoi Meta,
këtë nuk e di!
LSI do jetë,
në skalion të parë,
qasja e PD-së,
mbetet për t’u parë!
Dy Marsin s’e dimë,
se si do të jetë,
po Meta në shesh,
do nxjerrë një Dekret!
Dekreti më thellë,
do zhysë Presidentin,
ai do të thotë,
sulm mbi Parlamentin!
Ende nuk e dimë,
si do operohet,
nëse Gramoz Ruçi,
do eliminohet!.
A.DUKA