Çupi shpjegon lëvizjen e Metës: Ai po i jep një mesazh SHBA-së

Analisti Frrok Çupi e shikon thirrjen e fundit të presidentit Ilir Meta si një mesazh ndaj SHBA-së.

“Meta ka dalë prej staturës së presidentit, praktikisht nuk është më presidenti. Ai e di se nuk është më President i Republikës. Kjo sepse është nën akuzë, ka mbajtur anën e opozitës, ka mbajtur anën e terrorizmit në rrugë, po krijon një amulli të jashtëzakonshme.

Problemi i Metës është se nuk po flet me mazhoranën, po flet me SHBA-në. Ai po u thotë se nëse nuk lëshojnë pe ndaj meje, atëherë do të krijojë probleme.

Ne jemi përpara një rreziku estetik. Ky president po ngjan si shkrepëset e Shkodrës, bën të ndizet, e nuk ndizet. Jemi në një shëmtim shtetëror, jo në grusht shteti. Ai është nxehur se BE, Perëndimi dhe bota i dhanë mbështetje totale Shqipërisë. Ai kujton se ia ka dhënë qeverisë. Ai është në një krizë personale. Duke qenë se është produkt parlamenti, duhet të dilte nëse e vendos parlamenti.”, tha Çupi në emisionin “Open”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT