Basha në dyshimin e ri-ngjalljes së besimit tek elektorati

Prej disa ditësh tashmë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke zhvilluar një fushatë me qytetarë dhe mbështetës të tij. Këtë fushatë ai ka vendosur ta quajë “Po të dëgjoj”.

Ai po zhvillon disa takime kryesisht në Tiranë, me familje që e kanë të vështirë të përballojnë jetesën, me biznese të vogla e të mesme, por edhe me me zonja të moshuara e penisoniste të cilat i ndihmon edhe tek bëjnë pazarin.

Këto pamje janë shfaqur herë në tëlevizion e herë në faqet zyrtare të kreut të PD-së në rrjetet sociale.

Tek jemi pas gati shtatë vitesh që Partia Demokratike është në opozitë, për fat të keq verifikojmë që kjo është fushata e parë e këtij lloji që Basha zhvillon me mbështetës të tij apo me qytetarë shqiptarë. Fushatë e cila në fakt do duhej të zhvillohej shumë më përpara dhe shumë më shpesh.

Sepse kjo është mënyra sesi opozitat demokratike në shtetet normale bëjnë kur nuk janë në pushtet, dhe kur synojnë e përgatiten të vijnë në qeveri. Veprim të cilin nuk e kemi parë zakonshmërisht në vitet e kaluara nga opozita. Ndaj edhe paragjykohet në njëfarë forme fushata që po zhvillon Basha.

Njëjtë duhet thënë për krahasim siç paragjykohen veprimet e fundit të qeverisë për goditjen e krimit, kur kjo qeveri ka gati shtatë vite në pushtet.

Por përtej konstatimit dhe analizës kritike që ne mund të bëjmë në drejtim të veprimeve politike të opozitës, neve na duhet më shumë se kaq të dimë nëse ky aktivizim politik i ndërmarrë së fundmi nga Basha do ja dalë apo jo të frymëzojë të tijët, por edhe qytëtarët në përgjithësi. Një mision i vështirë ky duhet thënë.

Kjo vjen për faktin siç edhe e cekëm më sipër për faktin e vonesës së zhvillimit të kësaj fushate. Kjo sepse asgjë nuk e pengonte opozitën që të dilte në takime të përditshme me qytetarë e biznese në mënyrë që të dëgjonte problemet dhe propozimet e tyre, për t’i kthyer më pas ata në platformën e qeverisë së nesërme.

E përtej kësaj çka ja bën më të vështirë punën opozitës në tërësi, por edhe Bashës në veçanti në këtë tentativë të tijën për të kthyer sytë nga opozita si alternativë qeverisëse janë gabimet e të kaluarës.

Dhe këtu nuk e kemi fjalën për të kaluarën e largët ku vendimet për Partinë Demokratike,  dje në qeveri i merrte Berisha.

Flasim këtu për të kaluarën mjaft të afërt ku vetë Basha ka qenë në fokus të zhvillimeve politike e atyre opozitare për vendimet që ka ndërmarrë. Izolimi në “çadrën e demokracisë” dhe më pas dalja nga ajo pas disa muajsh në dakordësimin e një marrëveshje të fshehtë e sekrete me Ramën, bëri që Basha të vihej në qendër të kritikave.

Por edhe djegia e mandateve si një precedent i rrezikshëm për demokracinë, dhe mospjesëmarrja në zgjedhje ia mjaft të vështirë punën Bashës që të ngjallë shpresë dhe besueshmëri me fushatën që po ndërmerr.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT