Ndërkombëtarët dhe mbështetja e munguar e opozitës

Të gjitha lëvizjet politike që ndodhin në vend nga të dyja kahet, qoftë edhe për një deklaratë të thjeshtë politike theksi vihet gjithmonë tek mbështetja ndërkombëtare.

Dhe nëse ka një gjë për të cilën opozita le të themi është akuzuar më së shumti gjithë këto kohët e fundit, është pikërisht fakti se thuhet që i ka munguar mbështetja e ndërkombëtarëve.

Kjo për hirë të së vërtetës jo krejt pa të drejtë, pasi në disa veprime të opozitës është vënë re edhe njëfarë stepje ose diferencimi të faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësive të huaja në vend.

Përforcuar kjo akoma më shumë edhe nga mentaliteti ynë i krijuar ndër vite që na ka mësuar me një ndikim e rol tejet të madh të ndërkombëtarwve, qoftë edhe për vendimet politike më të parëndësishme.

Dalja nga çadra në vitin 2017 dhe firmosja e një marrëveshje politike me Ramën, u tha edhe nga vetë Basha se ishte një kërkesë e ndërkombëtarëve dhe se madje kishte marrë garanci nga ata se Rama do t’i qëndronte një për një pikave të dakordësuar në marrëveshje. Edhe pse për publikun nuk u bë asgjë tranparente.

Nga ana tjetër qëkur është në opozitë, lideri i PD, ka pasur njëfarë tendence në rritje të akuzave të hedhura ndaj ndërkombëtarëve që mbështesin më shumë sesa duhet qeverinë. E njëjta gjë duhet thënë që ndodh sa herë njëra apo tjetra parti është në opozitë.

Qoftë nga delegacioni evropian apo edhe nga ambasada amerikane në vendin tonë, përgjatë mandatit të kaluar të tyre ata kanë shfaqur njëfarë diferencimi nga lëvizjet politike të opozitës.

Aq sa në një nga deklaratat e tij, lideri i opozitës la të nënkuptohet se mund të listohej si “organizatë e paligjshme” nëse ai do të pengonte zhvillimin e zgjedhjeve vendore të qershorit. Siç në fakt ai kishte premtuar se do të bënte disa ditë para zhvillimit të tyre.

Ardhja dhe akreditimi i një ambasadorje amerikane të re në vend, u pa me optimizëm edhe nga opozita e bashkuar.

Referuar pra situatës ku në këto vite mbështetja e ndërkombëtarëve ndaj tyre kishte munguar, mbase për arsyen e levizjeve të forta e deri radikale të opozitës që çuan në daljen e saj nga sistemi politik. Lëvizje këto që nuk gjetën mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Ndaj edhe tashmë opozita ka besim tek ambasadorja e re amerikane, se ndryshe nga paraardhësi i saj Lu do t’i kthejë sytë nga ata dhe do të kritikojë veprimet e mazhorancës.

Por sesa realisht do të ndodhë kjo do të na duhet të presim, pasi ambasadorja e re ka vetëm pak ditë që ka ardhur në Shqipëri./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT