OKB jep alarmin/ Ballkani në rrezik lufte, qarkullojnë 6 milionë armë!

Çdo 15 minuta ndodh një vrasje në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit. Një miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta janë shpërndarë nëpër botë, që nga pushkët, pistoletat, automatikët.
Këshilli i Sigurimit të OKB diskutoi këtë javë për kontrollin mbi to, një çështje me të cilën ka filluar vetë të merret shumë vonë, më 2007 për herë të parë, kur u pa që mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë.
Kontrolli mbi armët e vogla nuk ka koniunkturë në shumë vende, që e shohin zotërimin e armëve të vogla si çështje personale. Zyrtarët e OKB kanë prezantuar raportin dy vjecar që nënvizon se grumbullimi, transferimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe armatimeve të lehta vazhdon të ndezë, mbajë dhe zgjerojë konfliktet e armatosura.
Vetëm në ballkan, 6 milionë armë qarkullojnë që nga koha e luftërave. Vendet e ballkanit perëndimor kanë tashmë plane kombëtare për të luftuar shitjen e paligjshme të armëve ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar ka dhënë mbi 16 milionë euro për organizatat joqeveritare dhe programet e ndryshme të angazhuara në këtë drejtim. Këshilli i Sigurimit të OKB thotë se mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë.