Vucic porosi Kurtit: Mashtrohen keq ata që mendojnë se mund ta mposhtin Serbinë me anë të shantazhit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic e pati një seancë pyetje-përgjigje me qytetarët serbë në llogarinë e tij zyrtare të mërkurën në rrjetin social dhe njëra prej pyetjeve nuk kishte si të mos ishte për Kosovën, ai u shpreh se nuk e di se për çfarë mund të bisedoj me kosovarët nëse nuk ka njerëz të racional që janë të gatshëm të arrijnë kompromis tek pala kosovare sipas tij,
Vucic porositi se me Prishtinën nuk ka n nuk ka çfarë të bisedojë, nëse dalin me qëndrim shantazhi, e janë “mashtruar keq”, nëse në Prishtinë mendojnë se me shantazh mendojnë ta mposhtin Serbinë.
Duke u përgjigjur edhe në njërën pyetje të qytetarëve rreth bisedimeve me Kosovën, pas deklaratës së Azem Vllasit se janë katër çështje për të cilat nuk duhet të bisedohet me Beogradin, e ato janë integriteti territorial, kufiri, rendi kushtetues dhe çështjet e brendshme, e Vucic tha se nëse është kështu atëherë nuk kemi për çfarë të bisedojmë.
“Me të vërtetë nuk e di se për çfarë do të bisedonim. Të flasim rreth modelit të flokëve të Vllasit, nuk jam i interesuar, e as modeli i flokëve të Kurtit nuk është aq mbresëlënës”.
Vucic vazhdoi të shtirej se gjoja nuk ka biseduar me kosovarët më parë për mjaft tema duke thënë se Prishtina sipas tij ka qëndrim që të mos bisedoj për asnjë çështje thelbësore, përpos për atë që sa më shpejt të njihet pavarësia e Kosovës si dhe të kërkohet falje për diçka- kjo lloj bisede ka marrë fund sipas tij.
“Por, përsëri shpresoj që do të ketë njerëz të arsyeshëm, e racional që e kuptojnë që është e rëndësishme të bisedojmë e të përpiqemi të gjejmë kompromis. E nëse këtë nuk e duan, e nëse mendojnë se mund të mposhtin Serbinë me shantazh-janë mashtruar keq”.
Presidenti serb e pati edhe një ankesë se atëherë kur Serbia propozonte shërbim ushtarak të rregullt këto njoftime ngritën bujë në botë, sipas Vucic, tani askush nuk reagon kur tani lajmërohet për mjete për ushtri dhe akuza për gjenocid.