Lleshaj: Do marrim pasuritë e KÇK do modernizojmë Policinë

Sot në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit po prezantohet akti normativ i miratuar nga qeveria dhe i njohur si anti KÇK.

Në fjalën e tij ministri i Rendit, Lleshaj ka deklaruar se ky aksion do të drejtohet nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK.

“Krimi në përgjithësi dhe i organizuar në veçanti kanë marrë goditje të mëdha në vitet e fundit. Suksesi afagjatë në luftën kundër kimit lidhet me rrënjët e tij, dhe rrënjët janë me financat e tyre. Ata që janë pjesë e bandave këtë e bëjnë për të fituar para, kjo duhet të shkatërrohet. Paketa anti KÇK, do të merret me pasuritë nga bota e krimit, do ta shkatërrojmë këtë model të shëmtuar. Operacioni forca e ligjit do të zbatohet nga Polcia e Shtetit me SPAK. Forca e Ligjit do të ndihmohet edhe nga SPAK. Objekt do të kenë pasuritë e përfituara nga bota e krimit. Policia e Shtetit do të kërkojë burimet, për të gjetur nga rrjedhin pasuritë e tyre, pastaj do të merret prokuroria. Është çështje kohe, zhvillimi i këtij krimi do të ndërpritet, në mos sot do të bëhet nesër. Pasuritë e konfiskuara do të përdoren për shtetin. Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit.  Do të godasim krimin e organizuar.  Për politikën: Korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë. Për kriminelët: U them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush”, u shpreh Sandër Lleshaj.

Paketa ka marrë shumë kritika sepse i jep Policisë, kopetenca të Gjykatës dhe Prokurorisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT