Ramush Haradinaj këmbëngul: Edi Rama planifikoi ndarjen e Kosovës, bëra llafe një darkë me të

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj  këmbëngul duke thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj për “Insajder”.

Sipas Haradinaj, që në momentin kur Rama shpeshtoi takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Zoti Rama ka qenë i përfshirë që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, është shprehur ai.

Ai ka pranuar se ka pasur “përplasje” me Ramën në shtëpinë e Thaçit kur ishin mbledhur politikanët në një darkë të ftuar nga presidenti aktual.

Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar se kjo ide ishte kundërshtuar nga vetë ai si kryeministër, por edhe nga vendet e fuqishme të botës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT