Basha i përgjigjet ofertës së Ramës: Nuk na e ka fajin sistemi që nuk fitojmë zgjedhjet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama nga Vjena, i cili tha se kriza politike në Shqipëri është artificiale.
Në një deklaratë për mediat para takimit në selinë blu me aleatët, ndërsa foli për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Basha u shpreh se çdo sistem që do të zgjidhet do të dështojë, nëse nuk garantohet dalja e politikes nga krimi.
Basha theksoi se PD është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza.
“Ne të opozitës së bashkuar kemi qen të hapur për të diskutuar me të gjithë shqiptarët për të diskutuar se cili sistem zgejdhor do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme.
Cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garantojmë daljen e politikës nga krimi dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi të pavarur.
Prandaj alibia se fajin e ka sistemi, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës. E dimë të gjithë se Shqipëria është në një krizë të thellë politike për shkak të dështimit total të kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Unë zgjedh Bundestagun, e shkruar e zezë me të bardhë vendi është në një krizë të thellë shqiptare. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal.
Sot është publikuar një raport që tregon se Shqipëria renditet në fund të botës, si një vend me një qeveri jolegjitime.
Në funksion të kësaj jemi të gatshëm të hedhim çdo hap të nevojshëm për të nxjerrë vendin nga kjo krizë”, tha Basha.