Varfëri ekstreme, nga Vlora në Kukës, banorët vërsulen për të marrë ushqime falas

Teksa qindra familje po largohen nga Durrësi dhe rrethinat e tij, por edhe nga Tirana për shkak të frikës nga lëkundjet e tërmetit, mund të shkojnë me mijëra ata persona që po shkojnë drejt zonave të prekura nga tërmeti.

Një pjesë e madhe e të cilëve për të përfituar nga ushqimet dhe rrobat që po shpërndahen. Për të mbushur barkun me një vakt buk nga ato që janë grumbulluar në Durrës dhe Fushë Krujë, apo edhe për të siguruar një batanije apo xhup për të kaluar dimrin.

Ky tërmet nuk tregoi vetëm shpirtin solidar të shqiptarëve, të cilët me sa mundën dhuruan ushqime dhe rroba si nga brenda kufijve, por edhe nga ata që jetojnë trevat jashtë kufijve.

Ky tërmet nxori edhe një tjetër fytyrë, atë të mjerimit, ku një pjesë e shqiptarëve jetojnë çdo ditë, por u nevojit një tërmet 6,4 ballë dhe dhjetëra të pastrehë për të vënë në dukje atë që shohim çdo ditë, por që nuk e shohim për shkak të monotonisë.

Kjo është fytyra që qeveria thotë se nuk ekziston, që thotë se e ka zhdukur me 2 mijë lekë ndihmë ekonomike që u jep disa familjeve.

Na u desh ky tërmet që la 42 të vdekur për të na kujtuar se sofra e mjerimit është e shtruar në qindra apo ndoshta edhe mijëra familje shqiptare çdo ditë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT