Vjen makina e së vërtetës, 5 poligrafë dhuratë nga SHBA për Byronë Kombëtare të Hetimit

Që prej ditës kur filloi vettingu për gjyqtarë e prokurorë në Shqipëri kishte plot skeptikë, nëse do të mund të ishte real. Prezenca e një trupe ndërkombëtare në këtë mision kishte një optimizëm, aq më tepër, kur Reforma në Drejtësi pati një “udhëheqës” si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, si një element shtesë, sidomos për vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, SHBA është investuar për të sjellë në Shqipëri 5 aparatura poligraf, ose siç njihen ndryshe makinat e së vërtetës.

Kjo pajisje njihet ndryshe edhe si testi i së vërtetës apo gënjeshtrës.  Ajo mat dhe regjistron disa indikatorë fiziologjikë, siç janë presioni i gjakut, pulsi, frymëmarrja dhe përçueshmëria e lëkurës, në momentin që një person pyetet dhe i përgjigjet intervistuesit.

Poligrafi përdoret gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, kryesisht përpara punësimit të kujtdo në organet ligjzbatuese apo në ato të përfshira në sigurinë kombëtare. E po ashtu, përdoret edhe për punonjësit e përfshirë në angazhime të ndjeshme të sigurisë së vendit.

Testi i së vërtetës përdoret edhe në investigime apo ngjarje specifike, siç janë rastet kriminale, për t’i thënë drejtim apo fokus hetimeve penale, në rastet e dyshimeve të forta.

Në vendin tonë, poligrafët vijnë në një kohë kur vendet mbështetëse të Reformës në Drejtësi kanë kërkuar që Byroja Kombëtare e Hetimit të ngrihet sa më shpejt, së bashku me Prokurorisë e Posaçme AntiKorrupsion, ndryshe SPAK.

Më herët, poligrafi u kërkua nga kryeministri Rama që të përdorej edhe gjatë vettingut në radhët e policisë, megjithatë, Byroja Kombëtare e Hetimit, do të jetë e para strukturë që do të përdorë një test të së vërtetës.

Ëndrra e të gjithë profesionistëve të vërtetë të Drejtësisë është vërtetimi sa më i saktë i fajësisë ose pafajësisë së një të akuzuari. Në ndihmë të tyre janë përfshirë edhe shumë shkencëtarë, të cilët veçanërisht gjatë shekullit të fundit kanë bërë shumë për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë.

Në Shqipëri një prej 5 llojeve të këtyre aparaturave është përdorur në vitin 1952, atëherë kur Shqipëria ishte një portë e hapur vetëm për shtetasit rusë dhe diplomatë të tjerë të huaj.

Bomba në ambasadën sovjetike në Tiranë u kthye në detyrim për një kohë shumë të shkurtër të kësaj pajisjeje, me synim identifikimin e ndonjë agjenti tejet të kamufluar, që kishte mision sekret për Shqipërinë e udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha.

Me poshtë janë pesë makinat më kryesore që përdoren, ose janë përdorur në këtë fushë.

  1. Poligrafi. Që në vitin 1913 është ndërtuar një makinë e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik. Kjo makinë është përdorur deri në fund të viteve ’60 dhe nga profesionistët u konsiderua si një makinë pak e besueshme.
  2. Encefalograma. Sipas disa specialisteve, aktiviteti elektrik i një personi ndryshon në përputhje me atë që thotë, në ato raste kur ajo është, ose nuk është e vërtetë. Një variant më fin i saj janë analizimet e valëve trunore, të cilat gjithashtu ndryshojnë në varësi të vërtetësisë ose jo të asaj që thuhet nga një person. Edhe kjo makinë, se fundmi është konsideruar si pak e besueshme dhe e manipulueshme nga subjekte profesioniste, sidomos në rastin e personave me precedentë të shumtë.
  3. Alat. Autobiografica dell’Implicit association test. Mbështetet mbi një protokoll të përcaktuar nga Universiteti i Harvard-it. As kjo makinë nuk ka rezultuar shumë e besueshme, pasi ajo mbështetet në matjen e shpejtësisë së të treguarit të disa ndodhive realisht të vërteta, të lidhura edhe me ato të pavërteta. Në rastin kur tregojmë historitë e vërteta, shpejtësia e reagimit të trurit është më e madhe dhe e shpejtë se sa kur tregohen ndodhitë e pavërteta.
  4. Eye traking. Kjo metodë bazohet në matjen e masës se lëvizjes së syve dhe zgjerimin e pupës. I përpunuar nga studiues te Universitetit të Utah, ata kanë përcaktuar se në rastin kur themi gënjeshtra, pupla e syrit zmadhohet më shumë dhe fiksohen gjithashtu me shume ndaj imazhit të treguar.
  5. Rezonanca magnetike funksionale. Bazohet në matjen e aktivitetit të zonave të ndryshme të trurit dhe ndryshueshmërinë e tyre në raport me të vërtetën apo me gënjeshtrën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT