Mali i Zi aprovon ligjin për simbolet kombëtare, shqiptarët do përdorin lirshëm flamurin

Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar projekt-ligjin për simbolet kombëtare i hartuar nga ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka.

Ky projekt-Ligj do të jetë në rënd të ditës për miratim në seancën e parë të Kuvendit të Malit të Zi.

Rreth kësaj, Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj për TV Boin tha se ky projekt-ligj parasheh që flamuri shqiptar të përdoret i lirshëm kudo që jetojnë shqiptarët.

Megjithatë, duhet theksuar se përdorimi i simboleve kombëtare garantohet edhe me ligjin aktual për simbole kombëtare dhe gjithashtu edhe me Kushtetutë, por që përdorimi i flamurit shqiptar është sanksionuar përmes ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Rasti i fundit i gjobitjes për shkak të shfaqjes së flamurit shqiptar, ndodhi javën e kaluar në Krajë.

Përveç aprovimit të projekt-ligjit për Simbolet Kombëtare, Qeveria ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të paraqes projekt-ligjin për ndryshim të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike i cili ishte miratuar nga Parlamenti malazez në vitin 2011.

Vitin e kaluar deputeti Genci Nimanbegu kishte paraqitur projekt-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, por nuk kishte fituar shumicën e votave të koalicionit parlamentarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT