Tifozët serbë brohorasin “Kosovë është Serbi” gjatë ndeshjes kundër Portugalisë (VIDEO)

Gjatë disfatës së Serbisë kundër Portugalisë, tifozët serbë në stadiumin “Rajko Mitić” vazhduan thirrjet diskriminuese në drejtim të Kosovës, duke brohoritur “Kosova është Serbi”.
Serbia pësoi disfatë më rezultat 4:2 në ndeshjen kundër Portugalisë, që u zhvillua sot në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, mediumet serbe e theksuan atmosferën në stadiumin e njohur si Marakena, duke i lavdëruar tifozët për këto thirrje.
“Rreth 40 mijë spekatotorë erdhën në Marakena për t’i mbështetur futbollistët serbë në ndeshjen e tyre kundër Portugalisë”, shkruar Kuriri serb.
“Brohoritjet gjatë ndeshjes ishin spekaktolare dhe në një pikë Kosova u bë Serbi. Dëgjojeni këtë”.
Ndërkohë, Kosova sot siguroi fitore të madhe në ndeshjen kundër Republikës Çeke, duke triumfuar me rezultat 2:1 dhe duke i rritur gjasat që ta sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020. /Gazeta Express/