Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur sot (9 shtator) në Drejtorinë Vendore Korçë, i pritur nga drejtuesi Vilson Bala.

Kjo vizitë vjen pas asaj dje në Shkodër, për shkak të gjendjes së kriminalitetit në atë qark.

Takimi do të mbahet në kuadër të të gjithë takimeve që Hita ka filluar në drejtoritë vendore të qarqeve për të lënë “porositë” për fillimin e procesit mësimor.

Krahas fillimit të shkollave, mësohet se Hita do të diskutojë me drejtuesit dhe shefat e sektorëve dhe seksioneve për problematikat që mund të jenë shqetësuese në juglindje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT