VIDEO/ Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi gol në fitoren 3-0 të Kayserispor ndaj Erokspor, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Seferi shënoi në minutën e 68-të, pas një aksioni individual, duke depërtuar mes mbrojtësve kundërshtarë dhe duke dërguar topin në rrjetë për golin e tretë të Kayserispor.

Me këtë realizim, 29-vjeçari shkon në 5 gola në kampionat dhe vijon të jetë ndër sulmuesit më produktivë të skuadrës turke.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT