Lamine Yamal dhe Ines Garcia arratisen në Paris, pamjet romantike në kryeqytetin francez

Ylli katalanas Lamine Yamal dhe influencuesja Ines Garcia kanë zgjedhur Parisin për një arratisje të shkurtër larg angazhimeve të futbollistit me Barcelonën.

Dyshja kaloi rreth 24 orë në kryeqytetin francez, ndërsa momentet nga udhëtimi u bënë publike përmes rrjeteve sociale të Garcia. Sipas mediave spanjolle, çifti udhëtoi me avion privat dhe gjatë qëndrimit shijoi disa nga atraksionet më të njohura të Parisit.

Mes fotografive dhe videove të publikuara, Garcia ka ndarë edhe momente më intime me yllin e Barcelonës. Në një prej videove, të dy shfaqen të afërt në një divan, ndërsa influencuesja e ka shoqëruar postimin me fjalët: “24 orë në Paris”.

Gjatë qëndrimit të tyre, çifti ka shijuar edhe një mëngjes me pamje nga Kulla Eiffel, shopping në disa prej markave luksoze dhe një xhiro me biçikleta nëpër Paris.

Udhëtimi i shkurtër vjen në një periudhë kur dyshja është sërish në qendër të vëmendjes, pas spekulimeve të mëparshme në rrjetet sociale për një krizë në marrëdhënien e tyre. Publikimet nga Parisi kanë rikthyer vëmendjen te romanca e futbollistit 19-vjeçar me Garcia-n.

Yamal, ndërkohë, vijon sezonin me Barcelonën, ndërsa jeta e tij sentimentale mbetet një nga temat që tërheq më shumë interes jashtë fushës së futbollit.

Arratisja në Paris mund të ketë zgjatur vetëm një ditë, por fotografitë dhe videot e çiftit kanë mjaftuar që momentet e tyre romantike të bëhen sërish pjesë e vëmendjes së mediave dhe fansave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT