Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Patisias në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 05:00, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou, sipas raportimeve të mediave greke.

Dy persona, të cilët lëviznin me një motoçikletë, i janë afruar 55-vjeçarit dhe kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij. Plumbat e kanë kapur në gjymtyrët e poshtme, duke e lënë të plagosur.

Pas sulmit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.

I plagosuri është transportuar me ambulancë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku ka marrë trajtimin mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë sekuestruar tre gëzhoja dhe një plumb si prova materiale.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT