“Do ekspozoj korrupsionin”- Berisha u lejua të shkonte në SHBA me vizë, Kokalari: Do zbuloj çfarë fshihet pas vendimit, Rubio…

Evi Kokalari ka reaguar sërish për vizitën e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara, këtë herë duke ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Në një postim në X, ajo deklaron se Rubio ka humbur mbështetjen dhe votën e saj, ndërsa pretendon se pas vendimit për t’i lejuar Berishës udhëtimin në SHBA qëndron “korrupsion”.

Kokalari nuk paraqet prova në postim për këtë akuzë, por paralajmëron se do të përpiqet ta bëjë publike atë që ajo pretendon se ka ndodhur në prapaskenë.

“Marco Rubio ka humbur mbështetjen dhe votën time. Por, duke qenë se një votë nuk do të bëjë ndonjë ndryshim të madh, ekspozimi i korrupsionit pas vendimit për t’i lejuar Berishës të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara do të ketë efektin e dëshiruar”, shkruan Kokalari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT