Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në derën e një banese në Vorë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Lënda plasëse u vendos në derën e banesës së shtetasit F. Sh në rrugën “Fusha e Sportit”, ndërsa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, duke shkaktuar dëme të lehta materiale.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe motivet e mundshme.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve që kanë hedhur lëndën plasëse në banesë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT