Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard (FOTO)

Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, një efektiv ka mbetur i lënduar.

Protesta e 94-të te Kryeministria ka përshkallëzuar edhe më shumë.

Protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë që ka rrethuar godinën e Kryeministrisë, ndërsa janë hedhur gurë dhe përdorur forcë e përshkallëzuar.

Protestuesit vazhdojnë tentativën e tyre për të hyrë brenda ambienteve të Kryeministrisë, aty ku mendojnë se ndodhet Kryeministri Edi Rama.

Një grup prej tyre ndodhen në pjesën e pasme të Kryeministrisë, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve po mbajnë fjalimet para godinës qeveritare.

Forca shtesë dhe autobotë uji kanë shkuar pranë godinës së qeverisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT