VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

Dy ndeshje 2 fitore, 6 pikë të plota, 4 gola të shënuar 0 të pësuar.
Arsenal është perfekt në këtë fillim sezoni në Angli, me ekipin e Artetas që kaloi me sukses një transfertë delikate si ajo kundër Aston Villa. Falë këtij trepikëshi, kampionët në fuqi i bashkohen Man.City kryesues, ndërsa Aston Villa përjeton makthe në këtë start teksa e shohin veten me 0 pikë në 2 ndeshje, 5 gola të pësuar 0 të shënuar.
Në “Villa Park” u zhvillua një ndeshje e fortë, e luftuar për çdo top, me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 55-të, gjyqtari i takimit akordoi një penallti për faull ndaj Saka, por VAR ndërhyri duke dhënë goditje dënimi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Katër minuta më vonë, në një zbritje të shpejtë në sulm, Calafiori futi një top në qendër për Saka aty ku sulmuesi anglez e kishte të lehtë ta shtynte në rrjetë duke i dhuruar Arsenalit avantazhin, gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar.
Ky sukses, edhe pse i vuajtur, kënaq trajnerin Arteta:
“Ky është një stadium më të vërtetë i vështirë, por ne zhvilluam një ndeshje të madhe. Ditëm edhe të vuanim në disa momente, kjo është me të vërtetë domethënëse, për këtë arsye jam i kënaqur”, u shpreh Arteta.