Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Një aksident automobilistik është regjistruar pak më parë në aksin Lushnje-Rrogozhinë, në zonën Çermë e Sipërme.

Dy automjete tip “Audi” dhe një “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa detaje të mëtejshme priten nga Policia lidhur me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT