Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

Policia e Shkodrës ka finalizuar sot operacionin antikanabis të koduar “Gurra” ku goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike në malësinë e Fushë-Arrëzit në 15 parcela.

Ky operacion u zhvillua pas një hetimi disa-javor, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga janë vënë dy persona të dyshuar si autorë të kultivimit të 355 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të një hetimi disa-javor, të kryer me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”. Si rezultat i operacionit, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. P., 20 vjeç; dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz”, thuhet në njoftim.

Më tej sqarohet edhe aktiviteti i të dyshuarve.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas, në 15 parcela, në tokë publike, në fshatin Aprip e Gurit, kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”, thuhet në njoftimin e policisë”, bëri me dije policia.

Sakaq bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT