Alarm në Vlorë, punëtorët gjejnë një mortajë gjatë pastrimit të kanalit, Policia rrethon zonën

Alarm në qytetin e Vlorës. Një mortajë është konstatuar pranë kanalit të ujërave të larta, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të Policisë.

Sipas informacioneve paraprake, objekti është nxjerrë në sipërfaqe gjatë punimeve për pastrimin e shtratit të kanalit.

Pas konstatimit të mortajës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë marrë masat për sigurimin e zonës.

Pritet ndërhyrja e strukturave përgjegjëse për ekspertimin dhe neutralizimin e objektit, ndërsa vijojnë veprimet për të përcaktuar rrethanat e gjetjes së tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT