Dështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

Luciano Spalletti e kishte lënë disa herë të kuptohet se i duhej një mesfushor të ri.

Franck Kessie ishte i përzgjedhuri; bisedimet mes palëve po zhvilloheshin prej ditësh dhe pritej ‘po’ përfundimtare e futbollistit.

Por mesa duket një transferim i tillë nuk do të bëhet dhe Franck Kessie nuk do të veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Pas ditësh të tëra  bisedimesh, nuk u arrit marrëveshja me futbollistin; Carnevali dhe Massara i ofruan 4.5 milionë euro futbollistit, por aspekti që bëri që tratativat të mbylleshin pa sukses ishte ai i bonuseve sidomos ai për firmën. Tani kur kanë mbetur pak më shumë se 3 ditë nga mbyllja e merkatos, Juventus duhet të gjejë një tjetër mesfushor që Spalletti po e kërkon kaq shumë.

Ndërkaq, në repartin e sulmit regjistrohet interesi i Lazios për Edon Zhegrovën. E ardhmja e futbollistit dardan është e lidhur me atë të Nico Gonzalez, largimi i të cilit nga Torino nuk është i sigurt.

Nëse argjentinasi do të qëndrojë te bardhezinjtë, për Zhegrovën hapen dyert për një kalim në formë huazimi te bardhekaltrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT