Studentët pranojnë të punojnë 3 vjet në Shqipëri, mbi 90% regjistrime të fituesve në Fakultetin e Mjekësisë!

Kanë nxituar të regjistrohen që në ditën e parë maturantët që kanë fituar degën më të preferuar, Mjekësi e Përgjithshme, degë e cila arrihet nga maturantët me rezultatet më të larta. Në ditën e dytë janë të rrallë maturantët që janë paraqitur për regjistrim.

“Jam shumë e lumtur, dega ime e që kisha ëndërr”, thanë dy studentet fitues.

Procesi i regjistrimit të fituesve zgjat deri në orën 16.00 të kësaj të enjteje.

“Nga nesër vijon të zhvendoset viza nëse do të mbetet ndonjë vend bosh”, tha zv.dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ledjan Malaj për TCH.

Në ditën e parë të regjistrimit u krijuan radhë në orët e drekës, por që në ditën e parë regjistruan mbi 90% e fituesve.

Ata që do të ulen në auditoret e Mjekësisë kanë deklaruar se do të punojnë për tre vite në vendin e tyre pas përfundimit të studimeve, pasi në rast të kundërt u duhet të paguajnë koston e studimit, që përllogaritet afro 260 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT