VIDEO/ Tragjedi në Rusi, të paktën 3 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në kantierin industrial! Punëtorët vrapojnë nën panik

Tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 150 të tjerë janë plagosur në një zjarr në një kantier ndërtimi industrial në rajonin Amur, të Lindjes së Largët të Rusisë.
Të vdekurit përfshijnë dy kinezë dhe një rus, sipas një njoftimi për shtyp nga konsorciumi që ndërton kompleksin petrokimik të GCC-së Amur.
Амур мужийн Амурын хийн химийн цогцолбор. pic.twitter.com/Ou8QBUuknu
— eegii33yahoo.com (@eegii33yahoo) August 25, 2026
Gjithashtu, thuhet se 24 persona u dërguan në spital dhe 122 të tjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në vend.
День светлá и полна ужасов. Таинственный взрыв на крупнейшем нефтегазохимическом производстве в мире, Амурском газохимическом комплексе, унёс жизни как минимум 5 шт непpuчёмышей. Ещё более 100 получили ранения. pic.twitter.com/fXgZzEzqwN
— Оливия (@olivia88877) August 25, 2026
“Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon në vendngjarje” së bashku me përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin, tha kompania. Gjithashtu sqaroi se zjarri shpërtheu në një zonë ndihmëse të objekteve dhe se pajisjet bazë të kompleksit nuk u dëmtuan.
Ndërtimi i kompleksit në këtë rajon të Lindjes së Largët Ruse është ndërmarrë nga një konsorcium i kompanisë ruse petrokimike Sibur dhe grupit kinez të energjisë Sinopec (Korporata e Naftës dhe Kimisë së Kinës).
В Амурской области произошёл хлопок и началось возгорание на Амурском газохимическом комплексе возле поселения орков Свободный, у границы с Китаем.
Его строят СИБУР и китайская Sinopec. Здесь собирались производить до 2,7 млн тонн полиэтилена и полипропилена в год. pic.twitter.com/Hn0Qck9k7X— распад и неуважение (@VictorKvert2008) August 25, 2026