Gjendet thika me të cilën Sokrat Vata vrau portugezin, zbulohen lëvizjet e fundit të autorit para se të vriste 20-vjeçarin

Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja tragjike e portugezit në Ksamil, i cili u qëllua për vdekje nga Sokrat Vata dhe David Gjana. Ditën e sotme bëhet me dije se është gjetur thika me të cilën Vata ka qëllua për vdekje 20-vjeçarin nga Portugalia.

Ndërsa janë zbuluar dhe lëvizjet e fundit që Sokrat Vata ka bërë para se t’i merrte jetën tragjikisht turistit të ri.

Referuar një pjese të dëshmisë së autorit të zbardhur së fundmi mësohet se Sokrat Vata, deklaroi se ka qenë i martuar me një shtetase gjermane M. M me të cilën ka një fëmijë. Ndërkaq mësohet se në maj të këtij viti ai është martuar me një shtetase rumune M.T.Lipan, me rezidencë në Dusseldorf, Gjermani. Prej momentit kur kurorëzoi dashurinë me rumunen, Vata mësohet se ka përdorur makinën e kësaj të fundit Peugeot, e zezë, me targa D SM326. Afro datës 7 e 8 gusht nusja e tij rumune, u nis për në Gjermani, e cila u shoqërua Sokrati e ka çuar deri në Durrës dhe më pas është kthyer për në Sarandë për pushime e për të filluar një punë.

Po ashtu, mësohet se Vata nuk ka deklaruar për asnjë ambient hoteli apo banese. Ndërsa ka bërë me dije se e kalonte natën në ambientet e jashtme të plazheve, bizneseve në Ksamil. ndërsa ka bërë me dije se ai kishte rreth dy javë që kishte filluar punë si hostes në lokalin “Principote”.

Në datën 17.08.2026, rreth 24:00 ka hyrë në ambientet e “Principote” si klient, pasi orari i tij i punës kishte përfunduar, ku ka qëndruar në lokal vetëm dhe me persona të lokalit, ku ka pirë pije alkoolike deri në orën 04:00 të datës 18.08.2026. Më pas ka qenë në shoqërinë e dy vajzave franceze dhe një shqiptare që nuk e njihte më parë ku kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit, ku kanë pirë një cigare dhe janë kthyer sërish brenda lokalit.

Më tej, Vata ka pretenduar se pa hyrë brenda në lokal ai ka vënë re mnjë djemsh që ishin duke u shtyrë ku njëra palë ishte shqiptare dhe tjetra të huaj. Për rrjedhojë hajsani pretendon se ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe ju drejtua shtetasve të huaj, por dëgjoi se në drejtimin e tij po e shanin në gjuhën angleze dhe nga e folura më pas kuptoi që ishin shtetas francez.

Në këtë moment, Sokrati ua ka kthyer të sharën dhe ka vënë re se një nga shtetasit e huaj me trup të vogël kishte një thikë në dorë, i është afruar atij për ta goditur. Sokrati ishte shmangur, i kishte kapur thikën dhe ja kishte hedhur në tokë. Kur i ka marrë thikën e këtij personi është çarë në dorën e djathtë. Një tjetër person i huaj, me trup të madh nga pas e ka goditur me shkelma nga fytyra dhe ky person ka rënë përsipër.

Pasi ka vënë re se situata mes të pranishmëve mori përmasa më të mëdha, në të cilën fillua që të përfshiheshin disa persona, Vata pretendon se është shmangur dhe ka ikur në një kodër të Ksamilit. Aty ka kontaktuar me një shtetas turk Mahmut, mbiemrin e të cilit nuk e dinte të cilin e ka njohur në plazh dhe i kërkoi ta çonte në Tiranë sepse nuk e dinte se çfarë do të ndodhte më tej. Ndërsa ka shtuar se ishte futur në bagazhin e makinës së shtetasit turk, me targa shqiptare dhe shtetasi turk mori të dashurën në hotel e më pas u nisën drejt Tiranës

I pyetur nëse kishte goditur ndonjë person me thikë ai ka deklaruar se nuk ka goditur ndonjë person me thikë. I pyetur për shtetasin David Gjana deklaron se e njeh dhe gjatë kohës së party e konfliktit nuk e ka parë këtë person

Sakaq bëhet me dije se po kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme ndaj autorit kryesor të vrasjes së turistit portugez, rezultatet e të cilave pritet të dalin në vijim për të zbuluar detaje të tjera në lidhje me tragjedinë e ndodhur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT