EKSPERTIZA zbardh aksidentin tragjik në Manzë: Kleo Vrioni, i alkoolizuar po ecte me 114 km/orë, “BMW”-ja doli nga rruga, rrëshqiti për 40 metra dhe u përmbys

Detajet të reja kanë dalë nga ekspertiza e bërë në sajë të zbardhjes së aksidentit tragjik, të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manzë, ku humbën jetën çifti i ri i sapomartuar, Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Sipas ekspertëve mësohet se në momentet para aksidentit, automjeti ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej rreth 114 km/orë.

Po ashtu, referuar rindërtimit të dinamikës së ngjarjes rezulton se në momentin kur ka qenë duke marrë kthesën në Manzë, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, goma e parë në krahun e pasagjerit thuhet se ka goditur bordurën çka ka shkaktuar pastaj përmbysjen e mjetit.

Kështu, makina me të cilin po udhëtonin pesë personat, “BMW”-ja është përmbysur dhe ka rrëshqitur për 40 metra më tutje, derisa ka përfunduar e përmbysur në një cep të rrugës.

Po ashtu, ekspertiza ka zbuluar dhe gjendjen e drejtuesit të mjetit, për të cilin analizat toksikologjike kanë konfirmuar se kishte konsumuar alkool. Sakaq, siç raportuam edhe pak më parë, mes lotësh e dhimbjesh familja Muhaxhiri përcjell pasditen e sotme për në banesën e fundit djalin e tyre 15-vjeçar, Alvin. Ndërsa janë në luftë me jetën te spitali i Traumës në Tiranë, dy të rinjtë 26 vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT