“Kjo është e rëndë”, Erion Braçe reagon për aksidentin në Durrës: Të jesh shëndoshë e mirë dhe të humbasësh jetën, e tmerrshme

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në lagjen 13 të Durrësit, ku si pasojë e një aksidenti humbi jetën një 66-vjeçar.
Sipas Braçes kjo është një situatë e cila përsëritet, po merr jetë njerëzish pa shkak. Ai bën apel për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 10:30 ku një 26-vjeçar drejtues i një automjeti goditi pas murit 66-vjeçari, Fezi Dine i cili edhe pse u dërgua në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërsa mësohet se autori ka pretenduar se automjeti ishte ndezur të mënyrë të pavullnetshme dhe ka marrë gaz automatikisht duke dalë jashtë kontrollit.
Reagimi i deputetit Erion Braçe:
PERSERI NE TROTUAR!
ARDHUR NGA NDALESA NE VIJAT E BARDHA!
PERSERI NJE JETE E HUMBUR!
FARE PA SHKAK!
Kjo eshte e rende!
Te jesh mire e shëndoshë nga shëndeti, te jesh këmbësor ne hapësirën e dedikuar për ty-trotuar dhe te humbësh jetën eshte tmerr.
Mund te mos kesh pire fare, mund te kesh marre një patente prej vitesh por për një makine me teknologji tjeter;
Mund te ndalosh ne vija te bardha kur NUK TE LEJOHET dhe duke u marre me gjithçka tjetër, te ikën makina dhe merr jete!
QUHET ZBATIM I RREGULLAVE TE QARKULLIMIT RRUGOR!
KAQ PAK TE KERKOHET PER TE NOS MARRE JETE-TE ZBATOSH RREGULLAT NE RRUGE!