Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

Presidenti amerikan Donald Trump i ka lëshuar një paralajmërim Omanit, duke kërcënuar madje se do ta bombardojë vendin e Gjirit nëse ai pengon përpjekjet e Uashingtonit për të arritur një marrëveshje me Iranin dhe përpjekjet e SHBA-së për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Fox News, presidenti amerikan e bëri deklaratën të hënën, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, në një kohë kur tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta dhe çështja e kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, me rëndësi strategjike, është në qendër të zhvillimeve.

Korrespondenti i Fox News, Trey Youngst, raportoi se e pyeti Trumpin rreth bisedimeve paralele që po zhvillohen midis Iranit dhe Omanit në lidhje me kontrollin e Ngushticës.

“E pyeta presidentin rreth bisedimeve paralele që po zhvillohen midis Iranit dhe Omanit në lidhje me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit”, tha gazetari. Sipas tij, Trump u përgjigj:

“Nëse Omani na pengon, ne do ta bombardojmë derisa të shndërrohet në hi”.

Vërehet se Irani tha javën e kaluar se është në negociata me Omanin se si të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se nuk ka një “afat kohor” për t’i dhënë fund luftës me Iranin. “Nuk kam asnjë nxitim”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT